Nga Gazeta ‘SI’- Shqipëria renditet si një ndër vendet me normën më të lartë të punës së papaguar për gratë.
Sipas raportit të Bankës Botërore, një grua në Shqipëri punon pa pagesë mesatarisht 5.2 orë në ditë, krahasuar me burrat, që punojnë vetëm 0.8 orë.

Nga vendet e marra në analizë, Shqipëria renditet e 7-a, dhe lë pas çdo vend tjetër të rajonit. Vendet e parë i dedikohen shteteve të Amerikës Latine si Meksika, Peruja, Kili dhe Egjiptit.
Vendi me hendekun më të ngushtë është Norvegjia, me gratë që bëjnë 3.7 orë punë të papaguar dhe burrat 3.
Me punë të papaguar, nënkuptohen kujdesi për familjen, aktivitete shtëpiake, fëmijët etj.
Sipas BB-së, këto shifra janë pasqyrë e normave kulturore dhe ndarja është shumë e dukshme në vendet që burrat identifikohen si ‘ofruesit’ dhe gratë si ‘kujdestare’. Rrjedhimisht, në të gjithë botën, gratë mbajnë peshën më të madhe të punës së papaguar.
Shqipëria lë pas vendet e rajonit dhe shumë vende të treta, edhe për martesën e fëmijëve, ku 1.4% e vajzave 15- vjeçare janë të martuara dhe 11.8% e vajzave 18- vjeçare.

13% e grave në vendin tonë kanë deklaruar se kanë përjetuar dhunë dhe një lloj abuzimi nga partneri i tyre. Kjo normë është më e lartë në vendet e rajonit.
50% e grave në Shqipëri nuk marrin vetë vendimet e tyre për të në lidhje me shëndetin seksual dhe prodhues.
Për disa tregues, shifrat e BB i referohen vitit 2021 dhe disa 2020, sipas të dhënave të disponueshme ga autoritetet kombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



