Deri në mesditë vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë rrebeshe afat-shkurtra shiu. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në zonat veriore dhe qendrore si edhe momente me pika shiu do të ketë në jug të vendit. Ndërkohë pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.
Ndërsa nga e mërkura priten reshje shiu në të gjithë vendin. Rrebeshet e shiut do të prekin zonat veriore dhe qendrore dhe më të pakta do të jenë në jug. E enjtja sjell përmirësim të motit ndërsa shirat rikthehen sërish të premten.
Sa i përket temperaturave, deri në mesjavë do të jenë të larta ndërsa nga e mërkura dhe në vijim pritet që të ketë rënie graduale deri në 22 gradë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




