Nga Gazeta ‘Si’-Dhjetëra palestinezë u vranë dhe u plagosën sot kur Izraeli shënjestroi një autokolonë me ambulanca që po dilte nga spitali Al Shifa në qytetin e Gazës, njoftoi TV Al-Aqsa duke cituar ministrinë lokale të shëndetësisë.
Sky news raportoi se ka parë një video të një ambulance të dëmtuar dhe të plagosur rëndë dhe njerëz të vdekur jashtë spitalit al Shifa në Gazën veriore.
Kjo pasoi pretendimet e ministrisë së shëndetësisë të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, se dhjetëra janë vrarë dhe plagosur në shënjestrimin e një autokolone ambulancash që transportonte të plagosurit rëndë në Gaza.
Israeli warplanes bombed the ambulance convoy at the main entrance of Shifa Hospital that were preparing to depart for South Gaza. Many murdered & injured
— Younis Tirawi | يونس (@ytirawi) November 3, 2023
Israel according to Jazeera denied Red Cross from going with the ambulances https://t.co/hM7IbriAL3 pic.twitter.com/ln7zMEKTRh
Ushtria izraelite pranoi përgjegjësinë dhe tha se autokolonat me ambulanca që sulmoi jashtë spitalit Al Shifa në Gaza, po përdoreshin nga Hamasi.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë në veçanti se një nga avionët e saj goditi një ambulancë “e cila u identifikua se po përdorej nga një celulë terroriste e Hamasit”.
Një zëdhënës i IDF tha se një numër i militantëve të Hamasit ishin vrarë dhe se kishte “informacion që vërteton se mënyra e veprimit të Hamasit është të transportojë terroristë dhe armë në ambulanca”.
“Kjo zonë është një zonë luftimi. Civilëve në zonë u është thënë vazhdimisht që të lëvizin në jug për sigurinë e tyre”, tha zëdhënësi.

OBSH: Jemi të shokuar
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, reagoi pas sulmit ndaj ambulancave në Rripin e Gazës. Ai tha se është “tmerrësisht i shokuar” nga kjo ngjarje.
“E themi sërish: pacientët, personeli mjekësor, ndërtesat dhe ambulancat duhet të mbrohen në çdo kohë. Gjithmonë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së në një postim në platformën X.
Koordinatorja humanitare e OKB-së për territoret e pushtuara palestineze, Lynne Hastings, shprehu gjithashtu shqetësimin e thellë se sulmi kishte në shënjestër “pacientët që po evakuoheshin për sigurinë e tyre”.
Sipas kreut të zyrës së shtypit të qeverisë së Hamasit, ai kishte në shënjestër “një autokolonë ambulance që po përgatitej të transportonte të plagosurit nga spitali Al Shifa” në kufirin me Egjiptin.
Pamjet e transmetuara nga televizioni AFP tregojnë civilë që mbajnë të plagosur të gjakosur. Të plagosur të tjerë janë përtokë me sa duket nga vala goditëse mbi makinat e parkuara në anë të rrugës.
Ministria e shëndetësisë e Hamasit tha se 16 nga 35 spitalet e Gazës janë vënë jashtë funksionit, ose për shkak se u bombarduan ose për shkak se u mbaruan karburantet për gjeneratorët e tyre. Sipas OBSH-së, shkalla e zënies së shtretërve në spitalin Al Shifa është 164%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



