Bota

Netanyahu: Jemi në kulmin e operacionit, s’ndalemi! Jo karburant në Gaza

Gazeta Si - "Jemi në kulmin e fushatës, kemi arritur suksese impresionuese. Jemi tashmë pertej hyrjeve të Gaza City dhe vazhdojmë përpara”, - ka thënë kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu, duke folur para ushtarëve.

"Kemi edhe humbje të dhimbshme, por, siç më ka thënë një nga luftëtarët, 'asgjë nuk na ndal'. U bëj apel personave që nuk janë të përfshirë që të dalin dhe të shkojnë në jug, sepse nuk ndalemi nga eleminimi i terroristëve të Hamasit", - ka shtuar ai.

Zyra e Benyamin Netanyahu ka saktësuar ndërkohë që nuk është aprovuar transferimi i karburantit për spitalet e Gazës, nëse ai do të mbarojë, siç kishte bërë me dije kreu i shtetit më të madh izraelit, Herzi Halevi. Sipas ‘time Usa’, Hamasi ka rreth 40% të 500.000 litrave të benzinës që janë në Gaza.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë