Nga Gazeta ‘SI’ – Asnjë përmirësim nuk është bërë në Shqipëri për trajtimin e grave në biznes dhe drejtësi, as këtë vit.
Raporti i Bankës Botërore “Indeksi i Grave, Biznesit dhe Ligjit” për vitin 2023 e vlerëson Shqipërinë më të njëjtat pikë si 8 vitet e fundit, 91.3 nga 100.

Ndonëse, vlerësimi nuk është negativ, Shqipëria vazhdon të ngecë në dy fusha; prindërimin dhe pensionin. Në të dyja këto vendi jonë merr respektivisht, 80 dhe 50 pikë.
Sipas analizës që bën BB, prindërimi ka të bëjë me të drejtën e shpërblimit financiar të një gruaje shtatzënë, afatin e lejes, të drejtën e kalimit të lejes tek partneri dhe a lejohet të lërë punën një grua shtatzënë.
Pensioni, përmbledh diferencat midis grave dhe burrave në moshën e daljes në pension dhe vlerën që përfitojnë.
“Për të përmirësuar treguesin e pensioneve, Shqipëria mund të konsiderojë barazimin e moshës në të cilën burrat dhe gratë mund të dalin në pension me përfitime të plota pensioni dhe barazimin e moshave në të cilat burrat dhe gratë mund të dalin në pension me përfitime të pjesshme të pensionit”, – thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Në total Banka analizon 8 tregues nga mundësia për lëvizshmëri, vendi i punës, paga, biznesi, martesa, prindërimi, pronësia dhe pensioni. Të gjitha përveç pensionit dhe prindërimit vlerësohen me 100 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



