Gazeta Si – Një familje e tërë prej 9 personash, duke përfshirë dy fëmijë 9 dhe 5 vjeç, u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre në qytetin ukrainas të Volnovakha, në pjesën e pushtuar nga Rusia të Donbass.
Sipas CNN, autoritetet ukrainase pretendojnë se ushtarët rusë vranë të gjithë familjen Kapkanets më 27 tetor, në ditëlindjen e një anëtari të familjes, sepse ata refuzuan të largoheshin nga shtëpia e tyre.
Hetuesit rusë thonë se dy të dyshuar janë arrestuar: ata janë ushtarë rusë nga Lindja e Largët.
Imazhet e familjes së vrarë qarkulluan në rrjetet sociale: trupat mund të shihen ende të përqafuar me njëri-tjetrin dhe të mbuluar me gjak pasi ishin të mbushur me plumba. Autoritetet në Ukrainë dhe Rusi kanë nisur hetime të veçanta për atë që ka ndodhur.
Guvernatori ukrainas Dmytro Lubinets, tha se “duart e përgjakura të rusëve janë të përfshirë” në vrasjet e Volnovakhas.
“Sipas informacioneve fillestare, pushtuesit vranë të gjithë familjen Kapkanets, të cilët festonin ditëlindjen dhe që kishin refuzuar t’i dorëzonin shtëpinë e tyre pushtuesve çeçenë”, shkroi ai në Telegram.
Zyra e prokurorit të Donjeckut, e cila është ende nën kontrollin e Ukrainës, konfirmoi gjithashtu se ushtria qëlloi anëtarët e familjes, sepse kërkesa për evakuimin e shtëpisë ishte refuzuar.
Volnovakha u kap nga forcat ruse vetëm disa javë pasi filloi pushtimi i plotë i Ukrainës në shkurt 2022. Pjesa më e madhe e qytetit u shkatërrua.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



