Bota

Video / Mot i keq në veri të Italisë, stuhi e fortë dhe përmbytje në Milano

Gazeta Si – Moti i keq në veri të Italisë. Një stuhi e fortë goditi Milanon gjatë natës. Shiu i pandërprerë filloi pak pas orës 4 të mëngjesit të këaj të marte.

Në orën 6, siç njoftoi Këshilltari i Bashkisë për Sigurinë, lumi Seveso ka vërshuar duke shkaktuar përmbytje dhe duke krijuar shqetësime të mëdha në qarkullim.

Uji pushtoi rrugët në zonat e Niguarda dhe Ca’ Granda. Gjithashtu janë përmbytur nënkalimet Testi, Negrotto dhe Rubicone.

Sipas autoriteteve lokale, ka pasur mungesë të enregjisë elektrike ​​në zonën midis Maggiolina dhe Niguardas.

Komunitetet e vendosura në parkun Lambro janë evakuuar si masë paraprake për shkak të rritjes së ujërave të lumit me të njëjtin emër.

Përmbytje ka pasur edhe në Brianza, u bllokua aksi Milano-Meda. Situata në Liqenin e Komos është shqetësuese, pasi është afër përmbytjes.

Patrullat e policisë lokale mbyllën rrugët e përmbytura. Viale Fulvio Testi, një arterie e rëndësishme hyrëse në qendrën e qytetit nga veriu, është e mbyllur.

Është bllokuar edhe Viale Sarca, me makina të ndaluara në nënkalim. Ndërprerje të trafikut edhe në Sesto San Giovanni, ku nënkalimi për të arritur në stacion është i paarritshëm për shkak të përmbytjeve.

Parashikimi i motit tregon prirje drejt përmirësimit, me reshje që gradualisht zbehen dhe reduktohen duke filluar nga sektorët perëndimorë.

Erërat e dobëta perëndimore në zonat fushore, do jenë me përforcime mesatare deri në orët e para të pasdites, sidomos në zonat lindore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë