Bota

Izraeli liron ushtaren e rrëmbyer 19-vjeçare, e para në operacionin tokësor në Rripin e Gazës

Gazeta Si – Kolonelja Uri Magidish është pengu i parë i liruar nga ushtria izraelite (IDF) gjatë operacionit tokësor në Rripin e Gazës.

Ushtarakja 19-vjeçare, e gjetur të hënën në mbrëmje, po shërbente në qytetin Nahal Oz, pranë kufirit me Gazën, kur guerilët e Hamasit e rrëmbyen atë së bashku me 239 persona të tjerë më 7 tetor.

Sipas asaj që raporton zëdhënësi ushtarak i Shin Bet dhe IDF dhe siç konfirmon Daniel Hagari në një postim në profilin e tij “X” (ish-Twitter), vajza “është ekzaminuar nga një mjek” përpara se të kthehej në familjen e saj dhe është “në gjendje të mirë fizike”.

Gazetari izraelit Gill Cohen, i intervistuar nga I24, tha se operacioni ushtarak që çoi në lirimin e 19-vjeçares ishte “organizuar disa ditë më parë” dhe se guerilët e Hamasit “bënë rezistencë të fortë pasi u befasuan nga IDF”.

Sipas televizionit “Channel 13”, në operacion morën pjesë “dhjetëra agjentë të Shin Bet, nëse jo qindra”.

Mes forcave izraelite nuk ka pasur viktima. Megjithatë, vetëm vendndodhja e Megidishit nuk u bë e ditur.

Presidenti Netanjahu tha se ishte “i prekur”, pasi pa foton e Uri Magidish të ribashkuar me familjen e saj, një ribashkim i mundësuar “nga misioni i guximshëm i Shin Bet dhe ushtrisë izraelite që operojnë me përkushtim dhe dashuri të palodhur për popullin e tyre dhe atdheun e tyre, duke rrezikuar jetën e tyre çdo ditë”.

“Është një rezultat që shpreh angazhimin tonë për lirimin e të gjithë të rrëmbyerve”, – përfundon Netanjahu në postimin e tij në platformën “X”.

Benny Gantz, një anëtar i Këshillit të Luftës së Izraelit, tha se “Izraeli do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje, me çdo mjet, për të sjellë vajzat dhe djemtë tanë në shtëpi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë