Ekonomi

Përkeqësohet ekonomia e Gjermanisë, vendet e euros në tension

PBB-ja e Gjermanisë u tkurr përsëri gjatë tremujorit të tretë duke shtuar rrezikun e hyrjes në recesion të ekonomisë më të madhe të Europës.

Ekonomia ra me 0.1% nga tremujori i shkuar, ndikuar nga tërheqja e konsumatorëve.

Të dhënat tregojnë vështirësinë e Gjermanisë për të rimëkëmbur krizën e dimrit të kaluar, lidhur me kostot energjetike.

Gjermania është ekonomia e vetme e madhe që edhe FMN e parashikon në rënie.

Normat më të larta të interesit në vend dhe në botë po e rëndojnë fort kërkesën për mallra industriale, tek të cilat Gjermania mbështetet më shumë se sa homologët e saj për të nxitur rritjen ekonomike. Gjigandi kimik Lanxess AG ka njoftuar se do të shkurtojë 7% të fuqisë punëtore këtë muaj, ndërsa Volkswagen AG tha se do të dyfishojë kursimet për të rritur përfitimin.

Ndërsa shërbimet ishin mbajtur më mirë, sondazhet e biznesit nga S&P Global tregojnë se vrulli është ngadalësuar edhe atje. Për më tepër, edhe në tregun e punës po shfaqen kriza – një tregues që deri më tani ishte i qëndrueshëm.

Aktiviteti i përgjithshëm i sektorit privat vazhdoi të tkurret me fillimin e tremujorit të katërt, sipas S&P Global.

Përtej kësaj, ftohja e inflacionit dhe rritja e pagave pritet të prodhojnë një rikthim të nxitur të shpenzimeve konsumatore. Analistët e anketuar nga Bloomberg mendojnë se Gjermania do të rritet me 0.5% në 2024.

Të dhënat e tjera të PBB-së nga rajoni kanë qenë të përziera. Ndërsa Spanja ruajti rritjen, Austria ra në recesion pasi konsumi dhe investimet ranë. Shifrat për zonën e euros me 20 vende do të dalin të martën, me analistët që vlerësojnë se rritja ka ngecur midis korrikut dhe shtatorit.

Performanca e ngadaltë e kohëve të fundit e Gjermanisë ka ushqyer shqetësimet për potencialin e saj të ardhshëm, pasi ajo përballet me një fuqi punëtore të plakur, një mbështetje të tepruar nga Kina dhe nevojën për të kaluar me shpejtësi drejt burimeve të reja të energjisë.

Zyrtarët e lartë, përfshirë presidentin e Bundesbank, Joachim Nagel, kanë paralajmëruar kundër pesimizmit të tepërt, duke vënë në dukje aftësinë e vendit për t’u përshtatur. Ata e kanë pranuar nevojën për veprim, megjithatë, me Ministrin e Ekonomisë Robert Habeck javën e kaluar duke kërkuar vendime për të mbrojtur vendin si një destinacion biznesi./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë