Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave u mund thellë mbrëmjen e së premtes nga Irlanda. Vajzat kuqezi humbën 5-1 në ndeshjen e radhës të grupit B1 në Ligën e Kombeve. Megi Doçi shënoi golin e nderit për Kombëtaren tonë në këtë transfertë.
Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion: Rexhepi, Curraj, Hila, Maliqi, Metalla, Franja, Gjini, Berisha, Krasniqi, Doçi dhe Maksuti.
Irlanda gjeti golin menjëherë me McCabe, por Doçi barazoi në minutën e 7-të, pas një krosi të Currajt. Barazimi zgjati pak, sepse irlandezet shënuan golin e dytë sërish me McCabe. Trajneri Grima tentoi të bënte diçka në pjesën e dytë me ndërrimet, duke hedhur në fushë Hamidin. Iralnda shënoi edhe 3 gola të tjerë në këtë pjesë, dy me Carusan dhe një me McCabe.
Kombëtarja shqiptare mban vendin e 4-t në grup, me 1 pikë në 3 ndeshje. Më 31 tetor luhet në “Loro Boriçi” ndeshja e radhës dhe përsëri ndaj Irlandës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.