Bota

Katari dënon me vdekje 8 indianë që spiunuan për Izraelin

Katari ka dënuar me vdekje 8 indianë ish-zyrtarë të marinës pasi vërtetoi se i kishin kaluar të dhëna të rëndësishme Izraelit programin nënujor të Katarit.

Qeveria indiane shprehu “shqetësimin e thellë” për vendimin.

Katari nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar, pasi qeveria e saj luan një rol vendimtar në ndërmjetësimin e negociatave midis Izraelit dhe Hamasit për të siguruar lirimin e pengjeve civile të kapur nga grupi militant palestinez gjatë sulmit të tij të 7 tetorit ndaj shtetit hebre.

Një person i njohur me çështjen tha se 8 indianët mund të apelojnë vendimin.

Katari e ka përdorur radhë vendimin me vdekje. Ekzekutimi i fundit ishte në 2020-n dhe para atij në 2003-shin.

Indianët ishin ndaluar nga qeveria e Katarit që gushtin e shkuar.

As Izraeli nuk ka komentuar ngjarjen.

Lidhjet formale midis Katarit dhe Izraelit nuk ekzistojnë, por shteti arab ka ndihmuar në negociata me grupimin e Hamasit për më shumë se 200 pengje.

Dënimet rrezikojnë të ndezin një mosmarrëveshje diplomatike midis Nju Delhit dhe Dohas, të cilat kanë një marrëdhënie të fortë tregtare.

Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë tha se i kushtoi “rëndësi të madhe këtij rasti dhe e ka ndjekur atë nga afër”.

“Ministria do të vazhdojë të ofrojë të gjithë ndihmën konsullore dhe ligjore dhe gjithashtu do të marrë vendimin me autoritetet e Katarit”, thuhet në një deklaratë.

Katari është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të gazit natyror të lëngshëm dhe India ka qenë në bisedime për të siguruar një kontratë të re afatgjatë LNG me Dohën. India ishte importuesi i katërt më i madh në botë i LNG në vitin 2021, me më shumë se 40 për qind të stoqeve të dërguara nga Katari, sipas Administratës së Informacionit të Energjisë në SHBA.

Një zyrtar tregtar i Katarit u citua në shtypin lokal të ketë thënë në korrik se India ishte partneri i dytë më i madh tregtar i shtetit të Gjirit të pasur me gaz. Zyrtari shtoi se vëllimi i tregtisë midis dy vendeve ishte rritur me rreth një të tretën në 2021 dhe 2022 për të arritur në 17.2 miliardë dollarë.

Katari është shtëpia e qindra mijëra punëtorëve indianë, të cilët përbëjnë një pjesë të madhe të fuqisë punëtore emigrante.

Doha gjithashtu ka qenë e prirur për të nxitur turizmin me Indinë, duke përfshirë edhe organizimin e dasmave indiane./FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë