Bota

Ndahet nga jeta ish-kryeministri kinez Li Keqiang, drejtoi qeverinë për 10 vjet

Gazeta Si – Ish-kryeministri i Republikës Popullore të Kinës, Li Keqiang, 68 vjeç, vdiq mbrëmë në Shangai për shkak të një ataku në zemër, njoftoi rrjeti shtetëror CCTV. Të gjitha përpjekjet për ta shpëtuar ishin të kota.

Li drejtoi qeverinë për dhjetë vjet, deri në fillim të marsit të kaluar kur ia kaloi stafetën Li Qiang.

Një ekonomist i trajnuar mirë, Li ka fituar famë për pozicionet e tij reformiste dhe për mbështetjen e një ekonomie të bazuar në konsumin e brendshëm – përmes stimujve për bizneset e vogla, rinovimit të zonave të varfra urbane dhe projekteve infrastrukturore – dhe jo vetëm nga eksportet.

Li u rendit i 14-ti në listën e revistës Forbes të vitit 2013 të njerëzve më të fuqishëm në botë.

Vdekja e tij ka tronditur gjithë popullin kinez, të cilët kanë shprehur nguishëllimet e tyre në mediat sociale edhe pse komentet në shumë postime duket se kanë qenë të kufizuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë