Bota

Benjamin Netanjahu: Po përgatitemi për sulm tokësor, militantët e Hamasit janë të dënuar

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një deklaratë për mediat nga Tel Aviv, është shprehur se militantët e Hamasit “janë të dënuar”, ndërsa ka paralajmëruar se vendi po përgatitet për sulm tokësor.

“Të gjithë militantët e Hamasit janë të dënuar,” tha ai, duke shtuar se njerëzit po punojnë rreth orës se kur do të futen për sulm.

Kreu i qeverisë izraelite nuk ka dhënë detaje të sulmit që po përgatisin, duke i cilësuar mjaft sekrete.

“Dua ta bëj shumë të qartë se koha e funksionimit të IDF-së përcaktohet unanimisht nga kabineti që drejton luftën së bashku me shefin e shtabit të përgjithshëm”, tha ai. “Ne punojmë për të siguruar kushtet më të mira optimale për operacionet e tyre të ardhshme”, u shpreh Netanyahu.

Duke u bërë thirrje izraelitëve, ai u kërkon atyre të mos harrojnë për asnjë moment ata që janë vrarë në sulmet e Hamasit.

“Është si të futësh mijëra shigjeta në zemrën tonë, e cila rrjedh gjak,” thotë ai, duke shtuar se do të ketë një ditë zie kombëtare për të kujtuar viktimat.

Ai gjithashtu u kërkoi njerëzve që të evakuohen në jug të Gazës dhe thotë se vendi po i ndihmon qytetarët të marrin armët e tyre personale në mënyrë të kontrolluar.

“Roli im është të udhëheq këtë vend dhe popullin e tij drejt fitores së plotë mbi armiqtë tanë. Së bashku do të luftojmë dhe së bashku do të fitojmë”, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë