Tre kompanitë kryesore farmaceutike kineze, të cilat mbështeten nga bankat më të mëdha globale, po përdorin pjesë të kafshëve të rrezikuara në ilaçet e tyre, sipas një hetimi nga një grup ekspertësh për mbrojtjen e mjedisit.
Në një raport të bërë publike të hënën, Agjencia e Hetimeve Mjedisore në Mbretërinë e Bashkuar (EIA) tha se kishte gjetur 72 kompani të licencuara nga rregullatori kinez i drogës dhe ilaçeve, që përdornin pjesë të trupit të leopardëve dhe pangolinëve, dy specie që përballen me kërcënimin e zhdukjes.
Midis tyre janë tre gjigantë të listuar publikisht të mjekësisë tradicionale kineze (TCM): Beijing Tong Ren Tang, Tianjin Pharmaceutical dhe Jilin Aodong Medicine.
EIA tha se kishte gjetur të paktën nëntë “produkte të deklaruara se përmbajnë përbërës të nxjerrë nga trupi i leopardit dhe pangolinës” që ishin prodhime të këtyre firmave.
Disa nga kompanitë e identifikuara shesin gjithashtu produkte që përmbajnë pjesë të tigrave dhe rinocerontëve, gjë që do të kundërshtonte “qëndrimin e deklaruar të vetë Kinës se nuk lejon përdorimin e kockave të tigrit dhe bririt të rinocerontit në mjekësi,” tha organizata.
CNN ka kontaktuar me firmat farmaceutike, Tong Ren Tang, Tianjin Pharmaceutical dhe Jilin Aodong për koment.
Markat e tyre janë jashtëzakonisht të njohura në Kinë. Tong Ren Tang, e themeluar në vitin 1669, është një nga markat më të njohura të Kinës. Ajo e konsideron veten si ofruesin e vetëm të mjekësisë kineze për familjet mbretërore “për 188 vjet gjatë mbretërimit të tetë perandorëve” dhe që atëherë është rritur për t’u bërë prodhuesi më i madh në botë i TCM.
Vitet e fundit, qeveritë në mbarë botën kanë rritur mbrojtjen ligjore për disa kafshë të rrezikuara, përfshirë Kinën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



