Moti

Vranësira, reshje shiu të përkohshme dhe stuhi ere

Shqipëria do të mbizotërohet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira të përkohshëm. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjellë edhe rrebeshe. Parashikohet që edhe pasditja të mbetet në ndikimin e vranesirave të shpeshta dhe shirave afat-shkurtër. Prezente do të jenë gjithashtu dhe stuhitë e forta të erës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.

Era do të mbetet problematike me shpejtësi deri në 80 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 7-8 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë