Bota

Video/ Skandal në Itali, Meloni njofton ndarjen nga partneri, pasi zbuloi lidhjen jashtëmartesore ‘live’

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka njoftuar se është ndarë përfundimisht nga partneri i saj, Andrea Giambruno, pas një skandali të publikuar mbrëmë.

Sipas videos së publikuar nga emisioni italian ‘Striscia la notizia’, në Canale 5, Giambruno pranon lidhjen e tij jashtëmartesore me kolegen dhe i kërkon asaj marrëdhënie seksuale në grup.

Meloni shkruan se ata kishin disa kohë që nuk rrinin më bashkë.

Postimi i kryeministres italiane:

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra.

Shtigjet tona kanë ndryshuar për ca kohë dhe ka ardhur koha ta pranojmë atë.

Unë do të mbroj atë që ishim, do të mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj, me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin.

Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë.

Ps. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado ujë të hedhësh mbi një gurë, mbetet gur dhe pika është vetëm ujë.”

Pjesë nga dialogu i vajzës dhe Andrea Giambrunos:

Bashkëshorti i Melonit: Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara? Po ti je e fejuar?

Vajza: Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea.

Bashkëshorti i Melonit: Po si quhesh, a jemi njohur ne të dy? O zemër e di që unë edhe **** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta…

Giambruno ishte një ndër fytyrat më të njohura të Mediaset dhe moderonte emisionin e paradites. ai ka bërë shpesh zhurmë për komentet e tij seksiste dhe qëndrimet kontroverse./Corriere.it


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë