Deputetët e opozitës bllokuan punimet e Kuvendit të enjten e 19 tetorit.
PS-ja më pas mori vendimin për përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës për një periudhë 10 ditore, aq sa do tu duhet atyre për tu rikthyer në seancën e radhës.
Sepse Partia Socialiste ka vendosur që seanca e ardhshme të shtyhet në kohë. Sipas një mesazhi të përcjellë po sot (e enjte), deputetët e PS-së janë lajmëruar se seanca e Kuvendit do të mbahet jo kësaj të hënë, por të hënën e fundit e këtij muaji, 30 tetor.
“Kolegë nuk do te zhvillojmë seancë këtë javë. Seanca e radhës, të hënën, më 30 Tetor, për çështjet e zgjedhësve. Vijojmë në ditët në vazhdim nëpër zona, me vendimet që u morën në mbledhjen e Grupit”, thuhet në mesazh.
Më herët Sali Berisha tha se nuk e njihnin vendimin për përjashtimin e 26 deputetëve dhe se ata do të ishin në sallë seancën më të afërt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.