Sali Berisha tha për mediat se vendimi i PS për të përjashtuar nuk e zhbën praninë e opozitës në Kuvend. Berisha përmendi edhe njeherë thembrën e Akilit për të, përfshirjen e Oerd Bylykbashit në komisionit e reformës zgjedhore si bashkëkryetar.
“Kurrë ndonjëherë nuk do mund të caktojnë përfaqësuesin e opozitës. Për Oerd Bylykbashin kanë firmosur 30 deputetë të opozitës si përfaqësuesi ynë. Unë e kuptoj se ju jeni të interesuar se si do vazhdojë. Ky është vetëm fillimi.
Përfundimi do jetë fitorja! Nuk ka folur njeri për djegien e parlamentit, por akt i turpshëm ishte fikja e dritave. Çfarë ordinerësh janë këta. Asgjë nuk na përjashton ne nga parlamenti. Ata mendojnë se na përjashtojnë, por në fakt ne jemi sot parlamentarët e vërtetë të kombit. Edhe 46 po të përjashtohen, të jenë të sigurt se ne nuk dorëzohemi, nuk tërhiqemi! Prisni, durim të keni! Hapi konkret filloi, ju seancë pas seance do i ndiqni të gjitha. Por një gjë ta keni të sigurt, tërheqje nuk ka! Nuk e njohim vendimin e përjashtimit. Unë them që demokracia nuk e njeh”, tha Berisha duke sqaruar se ndryshe nga herët e tjera lëvizjet e opozitës kësaj here do të jenë më të matura.
“Faktikisht, ky parlament është krejtësisht fiktiv. Opozita në këtë parlament është një fiktivitet, janë 6 komisionet hetimore parlamentare që janë refuzuar në shkelje flagrante të Kushtetutës.
Janë gjashtë komisione parlamentare të refuzuara, sepse që të gjitha në një mënyrë ose në një tjetër, çojnë direkt te Edi Rama”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.