Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të bëhen më të dukshme, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore veriore duke rrezikuar shira të izoluar në skajin verior të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten me dy gradë në orët e mëngjesit, por një rritje e lehtë pritet edhe gjatë orëve të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




