Qëndrimi i LSI-së për projektin e “Unazës së Re” është i njëjtë me atë të Partisë Demokratike, sidomos kur denoncohet se projekti është një aferë kkorruptive, teksa për 2 km rrugë, do të duhet të paguhen nga shteti miliona dollarë.
Por sot, kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili, ka krahasuar sjelljen e qeverisë italiane me atë të qeverisë shqiptare.
Ditët e fundit, ministri i Brendshëm Salvini, ka urdhëruar shembjen e disa vilave të mafiozëve të arrestuar të cilat janë ndërtur me paratë e krimit.
Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se atje prishen shtëpitë e mafiozëve, ndërsa këtu ato të qytetarëve.
“Salvini shemb shtëpitë e mafiozeve, Rama të qytetarëve. Në Romë, ka nisur shembja e 8 vilave luksoze që i përkisnin disa eksponentëve të klanit mafioz shume te njohur dhe te rrezikshem “Casamonica”. Ndërsa në Tiranë qeveria. “Casamonica ” e Edi Rames perkundrazi prish shtepite e qytetareve,se mafiozeve ju rruan bishtin”,- shprehet Vasili.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.