Drejtësia

‘Plumbi i Artë’, pranohet kërkesa e SPAK për bashkimin e dosjes me 2 vrasje të tjera

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për të bashkuar në gjykimin e të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë” edhe të dy episodeve kriminale të ndodhura në periudhën mars-prill 2020 në Durrës, ku u vranë Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia dhe vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia.

Bashkimi i çështjeve për të cilat kishte nisur gjykimi më herët u kërkua, pasi të dyshuarit si autorë të dy ngjarjeve të ndodhura gjatë pandemisë, janë kryer nga anëtarët e të njëjtit grup kriminal të dosjes “Plumbi i artë”.

LEXO EDHE:
– Rrëfimet me detaje të Dumanit dhe vrasjet e vëllezërve Haxhia që u zbuluan nga një mesazh: Po të pres në Shënvlash
– Vrasjet e bujshme në Durrës dhe pazaret e të penduarve, Hoxha: Dumani më premtoi 60 mijë euro, por më dha 35!

Nga grupi i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, u ekzekutuan Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, në mars.

Ndëra në muajin prill, u vranë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Pikërisht për këtë, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka bashkuar dy çështjet në një dosje.

I penduari i drejtësisë Alla implikoi në dy vrasjet 5 persona, por më pas ai i ka ndryshuar disa herë dëshmitë, duke e bërë kontradiktor. Tashmë edhe këto dy vrasje do të gjykohen së bashku me operacionin “Plumbi i Artë”.

Ndërkohë, seanca paraprake për “Plumbin e Artë” dështoi sërish për faktin se nuk ishin të pranishëm të gjithë avokatët.

Më herët, SPAK ka dërguar si të pandehur në gjykatë për dosjen “Plumbi i Artë” 18 persona, të cilët akuzohen për një sërë ngjarjesh kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë