Gazeta Si – “Unë quhem Maya Sham, jam 21 vjeçe dhe jam nga Shoham. Tani jam në Gaza”. Kështu thotë në videon e publikuar nga Hamasi, vajza izraelite e cila ka edhe nënshtetësi franceze.
“Ju lutem, më lini të iki nga këtu sa më shpejt të jetë e mundur”, lutet e reja, një nga pengjet e Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit në tokën izraelite.
“Të shtunën herët në mëngjes po kthehesha nga një festë në zonën e Sderotit, u plagosa rëndë në dorë, më çuan në Gaza dhe më çuan në spital për tre orë, u kujdesën për mua, më siguruan ilaçe. ju kërkoj vetëm të më sillni në shtëpi sa më shpejt te familja ime, prindërit, vëllezërit e mi”, thotë sërish ajo.
Pas publikimit të videos kanë reaguar edhe familjarët e saj konfirmuan se ishte vajza e tyre dhe se ishin shumë të lumtur që ajo ishte gjallë.
Më herët, autoritett izraelite kanë konfirmuar se të paltën 200 pengje ndodhen në duart e Hamasit.
Sipas inteligjencës së Izraelit, dyshohet se ata mbahen në tunelet e nëndheshme të ndërtuara pranë kufirit me Egjiptin dhe se mund të përdoren për t’u shkëmbyer me qindra e mijëra të burgosur palestinezë në burgjet e Tel Avivit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


