Bota

Sulmet me armë në Bruksel / Të paktën tre viktima. Autori: Vrava në emër të Allahut

Një sulm me armë raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në Bruksel. Sipas “Tgcom 24”, por edhe media te tjera italiane thuhet se një person ka hapur zjarr në qendër të Brukselit. Sipas policisë, sulmuesi ka thirrur “Allah akbar”.

Si pasojë, dyshohet se janë vrarë dy persona. Nga raportimet e para thuhet se jane dy shtetas suedeze dhe disa të tjere te plagosur, ndërsa autori është arratisur.

Në pamjet e siguruara nga një banor i zonës, dallohet një burrë me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe një helmetë të bardhë, me një kallashnikov në dorë, duke hipur në një skuter dhe duke u larguar.

Ekipi kombëtar i Belgjikës ishte duke luajtur te henen kundër Suedisë në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium, rreth pesë kilometra larg vendit të ngjarjes. Ngjarja e rëndë ka bërë që ndeshja të ndërpritet për arsye të sigurisë, ndërkohë që 50 mijë spektatorët nuk janë lejuar të dalin nga stadiumi deri pas mesnatës.

Zëdhënësja e Policisë së Belgjikës, Ilse Vande Keere, tha se oficerët policorë mbërritën në vendin e ngjarjes shumë shpejt dhe e rrethuan lagjen.

Ajo nuk dha hollësi për rrethanat e sulmit me armë zjarri.

Por për më shumë informcion ka menduar vetë autori i krimit, që nëpërmjet një video në rrjetet sociale pas sulmit të parë, ka bërë të ditur se sulmin e ka kryer në emër të Allahur dhe muslimanëve të vrarë në Gaza. Ndërsa policia belge ka nisur një gjueti të vërtetë në shkallë të gjerë në të gjithë Brukselin për të kapur autorin e krimit, rreth një orë pas vrasjeve të para, ai ka kryer pak përpara mesnatës edhe një tjetër vrasje, duke e cuar në tre numrin e vktimave.

Ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë