Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një prononcim për mediat u pyet për deklaratat e mëhershme të kryeministrit Edi Rama, se “veriu i Kosovës është tok e askujt”.
“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës dhe ne kemi nevojë për më shumë siguri. Pra trupat e NATO-s të jenë në patrullim me Policinë e Kosovës. Policia është dhe në veri të Ibrit. KFOR nuk është institucion i zbatimit, por Policia e Kosovës. I falënderoj ata që ishin konstruktiv dhe na mbështesin”, tha Kurti për mediat pas samitit.
Kurti tha gjithashtu se kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç nuk ishte e interesuar që të firmoste marrëveshjen bazike me Kosovën dhe aneksin e zbatimit.
“Shpresojmë mos të ketë episod të katërt nga sulmet e Serbisë. Duhet të ketë sanksione ndaj Serbisë. Është ditë e mirë pasi Procesi i Berlinit e bën Ballkanin Europian. Presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë. Le ta nënshkruajmë marrëveshjen me kryeministren e Serbisë, marrëveshjen bazike të Brukselit dhe aneksin e zbatimit, por nuk ishte i interesuar”. tha Kurti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




