Politike

Nga dënimi i sulmeve në Veri tek optimizmi i Scholz për Ballkanin dhe skepticizmi i Von der Leyen: 2030 s’është datë për integrimin

Në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidenten e Komisionit të Europës, Ursula Von der Leyen, kryeministri Edi Rama tentoi të përgjigjej shkurt me qëllim që gjithë kohën t’ua linte të ftuarve të tij në Tiranë për arsye axhende dhe oraresh fluturime të ngjeshura që do të ndiqnin pas përfundimit të Samitit. (Edhe pse nuk e ndoqi rregullin e tij në fund të konferencës)

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh fillimisht se në samit pati diskutime të frytshme.

‘…S’do gjeja dot fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin i cili ishte kaq i hapur për ta sjellë Procesin e Berlinit në Tiranë. Nuk do të gjeja fjalët e mrekullueshme për të falënderuar presidentet e Komisionit të Europës. Ky është një moment i vështirë për çdo kënd. Nuk duket se gjërat po bëhen me mirë, përfshi frontin e ri të tmerrshëm në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Këto kohë kanë farkëtuar bashkëpunimin tonë, kanë farkëtuar ndjenjën e bashkësisë dhe falë BE-së ajo se çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë më para kundrejt Ballkanit Perëndimor” tha Rama.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, komentoi dhe konfliktin Izrael-Hamas. Ajo u shpreh se sytë e gjithë botës, janë në Izrael dhe Palestinë, për shkak të luftës që po zhvillohet atje.

“Ne jemi këtu në Tiranë, duke punuar për t’i sjellë më afër Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian më afër, por në të njëjtën kohë, e gjithë bota i ka sytë të lufta Izrael-Palestinë. Në mendjet tona, nuk ka justifikime për Hamasin për sulmet terroriste, për aktet e terrorit. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten sipas ligjeve ndërkombëtare dhe tani, palestinezët në Gaza kanë nevojë për ndihmë humanitare. Ata nuk kanë pse të paguajnë çmimin për barbarizmin e Hamasit. Kjo është arsyeja se përse Komisioni ka vendosur që të trefishojë ndihmat për Gazan, në 75 milionë euro”, theksoi ajo.

Ajo u shpreh gjithashtu se duhet të rrisim dhe të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë e Ballkanit Perëndimor.

“Vitin e kaluar kam thënë se procesi i Berlinit do të jetë në duar të mira dhe kam pasur të drejtë. Pavarësisht këtij optimizmi ka shumë për t’u bërë. Duhet t’u japim ritëm reformave të BE. Të rrisim dhe të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë për Ballkanin Perëndimor. Prandaj duhet ta përfshijmë Ballkanin drejt tregut të përbashkët në 7 pika të rëndësishme. Duhet që BE të plotësojë atë që është tregu i përbashkët rajonal. Duhet që vendet e BE të hapen fillimisht ndaj njëri tjetrit dhe të hapen plotësisht sa i përket ekonomisë”, tha ndër të tjera  Von Der Leyen.

Kjo e fundit ashtu edhe kancelari gjerman komentuan edhe ngjarjet në veri të Kosovës të pyetur me këmbëngulje nga media shqiptare pavarësisht problemeve që pati konferenca me përkthimin në gjuhën shqipe.

Si Scholz ashtu edhe Von der Leyen të dy gjermane folën në gjuhë ndërkombëtare (anglisht) se ajo që ka ndodhur në Veri të Kosovës duhet dënuar, më pas hetuar plotësisht për të dalë pastaj me qëndrime konkrete.  

“Duhet të zgjidhim një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë” tha ndër të tjera Scholz.

Vetëm pasi të përfundojnë hetimet me fakte konkrete, presidentja e Komisionit Europian tha se do të ndërmerren hapat e tjerë.  

“Duhet të ketë një hetim të plotë që më pas ne të kemi një qëndrim. Ne po presim të dhënat e hetimit dhe të do të vendosim më pas”, u shpreh ajo.

Ursula Von der Leyen ishte po aq e qartë edhe në nevojën për të përmbushur reformat pa përcaktuar afate apo u shpërfaqur aq optimiste për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor sa kolegu i saj Charles Michel.

“Sa i përket vitit 2030, nuk mund të ketë një datë të saktë, të prerë për integrimin, pavarësisht reformimit apo jo. Kjo nuk do të jetë asnjëherë e pranueshme për vendet anëtare, por ju duhet të prisni deri në një datë të caktuar. 2030 do të thotë mandati tjetër jo pranimi, metodologjia e përbashkët që kemi pranuar me Këshillin Evropian, është një proces me meritë dhe është më përfituese për vendet gjithashtu, sepse janë përpjekjet dhe sukseset e tyre që i çojnë përpara dhe gjithashtu për t’i shtyrë për të marrë hapat e nevojshme. Është e bazuar në meritë. Nëse merrni përsipër reformën, do merrni financime dhe fonde. Është një proces tepër i saktësuar dhe kjo është metodologjia që kemi pranuar”, theksoi ajo. Me optimist është përgjigjur kancelari gjerman, duke kujtuar samitin e Selanikut ngritur ketu e 20 vitë më parë për këtë qëllim.  

‘…Pasi u takuam në Selanik 20 vite më parë Ballkani Perëndimor nuk është anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Duhet të ishte bërë tashmë anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe jemi shumë të angazhuar për të bërë të mundur anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. E gjitha është e bazuar në meritë. Duhet të bëjnë hapat e nevojshme. Këndvështrimi im është se duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor”,  tha Scholz. Po aq edhe kryeministri Edi Rama.

“Diçka fondamentale ka ndryshuar. Që kur ndodhi sulmi rus diçka ka ndryshuar në mënyrë thelbësore. Sot BE është gati të bëjë hapa drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është shumë ndryshe tani. Jam shumë optimist rreth kësaj qasjeje. Ky Komision po i ndryshon gjerat që ishin të paimagjinueshme për ne para 2 vitesh”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë