Orët e paradites paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve të shkurta dhe vranësirave të dendura në të gjithë territorin e vendit.
Parashikohet që orët vijuese të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshjet e para te shiut si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore, por gradualisht shirat do të përfshijnë të gjithë territorin ku herë pas here do të jenë rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere.
Parashikohet që gjatë natës reshjet të pësojnë intensifikim në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.
Pritet që dita e martë të ketë rrebeshe shiu ndërkohë që moti do të përmirësohet pas të mërkurës, ku pritet të ketë intervale të gjata me kthjellime, vranësira të shpeshte dhe shira të izoluara në ekstremin verior.
Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në pjesën e parë të javës, por do të rriten gradualisht pas të mërkurës dhe në fundjavë do të arrijnë deri në 28 gradë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




