Nga Gazeta ‘SI’ – Përfaqësuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore, gjatë mbledhjes së tyre në Marrakesh, bënë një thirrje për një monitorim të sitiuatës financiare në Shqipëri, drejtuar Guvernatorit Gent Sejko.
Më specifikisht, ata kërkuan kujdes të shtuar në inkurajuan mbi rrezikun e kredisë bankare, kursit të këmbimit dhe normës së interesit.
Në fjalën e tij, Sejko theksoi se ndonëse BSH është e fokusuar në uljen e inflacionit, do të jetë e vëmendshme ndaj disavantazheve që mund të lindin si psh rënia e fuqisë blerëse të familjeve dhe aktivitete me intensitet të dobët.
Guvernatori pati dhe një kërkesë për qeverinë, duke theksuar se politika fiskale duhet të përpiqet të shmangë shtimin e presioneve tashmë të larta të kërkesës dhe të ruajë drejtimin konsolidues. Kjo thirrje duket se lidhet me rritjen e pagave në sektorin shtetëror, ku sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, ka ushtruar presion ndaj inflacionit muajt e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



