Nga Gazeta ‘Si’– Policia e Kosovës është duke realizuar sërish një operacion policor në veri, i cili lidhet me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrimi Bunjaku. Lajmi është konfirmuar nga Policia për mediat në Kosovë. Deri më tani, nuk raportohet për persona të arrestuar.
Ky aksion vjen pas sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku rreth 30 serbë, të armatosur rëndë dhe të maskuar u fshehën në manastirin në Banjskë për disa orë. Si pasojë e përplasjes së policisë, ky grup kriminal ekzekutoi në krye të detyrës efektivin e policisë, Afrim Bunjaku, tashmë hero i kombit. Pas disa orësh, Policia arriti që të merrte nën kontroll zonën, e ndërsa 3 terroristë u ekzekutuan.
Kjo ngjarje ka sjellë edhe një përplasje të fortë politike mes Serbisë dhe Kosovës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




