Para

Euro e mbyll javën me rritje të lehtë, po ashtu edhe dollari dhe paundi britanik

Nga Gazeta ‘Si’-Ndonëse me një rikuperim shumë të lehtë, euro e mbylli javën në rritje.

Ditën e djeshme, (e premte, 13 tetor) një euro u këmbye me 105.8 lekë duke u rritur me 0.10 pikë kundrejt një dite më parë.

Forcimi i Euros ka shtyrë në rritje edhe kursin e valutave të tjera.

Dollari amerikan u tregtua në kufirin e 100 lekëve, duke u rritur me rreth 0.9 pikë ndërsa paundi britanik u rrit me 0.17 pikë duke u këmbyer me 122.52 lekë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj rritje të lehtë, monedha europiane nuk po arrin ta marrë veten dhe të krijojë qëndrueshmëri në tregun e brendshëm.

Në korrik, euro preku kufirin e 1=100 lekëve, por gushti, që ka edhe më shumë fluks turistësh, e përmirësoi. Turizmi përmendet si faktor kryesor i zhvlerësimit të monedhës europiane, por rritjet e shpeshta të euros brenda pak ditëve e vënë në dyshim këtë argument.

Ekspertë të fushës kanë folur për spekulim të qëllimshëm të kursit të këmbimit dhe për masë të parasë informale.

Për ekspertët e BSH-së, ky është kursi i ri i këmbimit dhe nuk ka gjasa që të rikthehet në nivelet e mëparshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë