Gazeta Si – Pas një seance të zhvilluar të dielën, me një numër të reduktuar lojtarësh, Kombëtarja nisi sot zyrtarisht përgatitjet anti-Çeki. Ndeshja e rëndësishme luhet të enjten dhe kuqezinjve u intereson ta mbajnë prapa me çdo kusht këtë kundërshtar.
Trajneri Silvinjo kishte në dispozicion gati gjithë grupin. I fundit u bashkua me skuadrën në stërvitje Mirlind Daku, ndërsa gjatë mbrëmjes pritet edhe Myrto Uzuni.
Klaus Gjasula po vuan nga një infeksion në grykë dhe do të kryejë kontrollet mjekësore me klubin e tij gjerman, Darmstad. Nga përgjigja e analizave do të mësohet, nëse Gjasula do të bashkohet me kuqezinjtë, apo do të mungojë ashtu si Ismajli. Nëse nuk do të jetë, do të ishte vërtet problem për trajnerin Silvinjo, pasi Gjasula luan edhe në si qendërmbrojtës.
Përveç ushtrimeve fizike, lojtarët kanë zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli me Kombëtaren U-19, e grumbulluar në Tiranë për miqësoret ndaj Turqisë.
Shqipëria luan me Çekinë më 12 tetor, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.