Nga Gazeta ‘SI’ - Inflacioni në muajin shtator u rrit lehtë nga gushti duke kapur 4.1%. Elementët sezonalë duket të kenë ndikuar në këtë rritje, si p.sh rikthimi në shkollë. Instat raporton se grupi ‘shërbimi arsimor’ u shtrenjtua me 1.7% ndjekur nga nafta (transporti) me 1.3% dhe argëtim/kulturë me 1.2%.
Në raport vjetor, ushqimet dhe pijet joalkoolike vazhdojnë të jenë 8% më të shtrenjta, pasuar nga pajisjet shtëpiake dhe mobiljet me 5.4%, aktivitetet argëtuese dhe kulturore 5% dhe hotele/bar-restorante me 4.7%
Ulje kishte vetëm grupi i transportit me 7.2%.
Sipas nëngrupeve shtrenjtimin më të lartë e kishin produktet zarzavate dhe patate me 24.1%, pasuar nga mishi me 9.4%, qumësht ,djathë dhe vezë 8.3%.
Gjatë këtij viti inflacioni ka ndjekur tendenca rënëse dhe parashikimet janë të tilla. Por i raportuar nga viti në vit, rënia e inflacionit duket se është thjeshtë statistikë, për shkak të rënies së çmimit të naftës, e cila një vit më parë preku majat. Duke mbajtur peshën kryesore në indeks, rënia e këtij treguesi e ndikon atë në tërësi. Ndërkohë të gjithë produktet e tjera të shportës mbeten të shtrenjta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.