Gazeta Si - Një tubacion nënujor i gazit që lidh Finlandën dhe Estoninë u mbyll më 8 tetor pas një rënieje të papritur të presionit, që me gjasë është shkaktuar nga një rrjedhje. Kështu tha kompania finlandeze e sistemit të gazit, Gasgrid, dhe operatori estonez, Elering.
Gasgrid tha se shkaku i rrjedhjes ende është i paqartë, por aktualisht furnizimet me gaz janë të qëndrueshme.
“Nuk dua të spekuloj për shkakun e rrjedhjes”, tha për Reuters zyrtari i Gasgridit, Janne Gronlund.
Ai tha se gazsjellësi është izoluar me qëllim që të parandalohet humbja e mëtejme e gazit.
Tubacioni Balticconnector, i gjatë 77 kilometra, midis Inko në Finlandë deri në Paldiski në Estoni përshkon Gjirin e Finlandës që gjendet në Detin Baltik dhe shtrihet në lindje në ujërat ruse dhe përfundon në portin e Shën Petersburgut.
Më 2022, gazsjellësi Rrjedha Veriore, që kalon nën Baltik dhe lidh Rusinë me Gjermaninë, u dëmtua nga shpërthimet. Autoritetet thanë se shpërthimet janë shkaktuar nga akte të qëllimshme të sabotimit.
Në kohën kur u vërejt rënia e presionit, gazsjellësi – që transporton gaz në të dyja anët varësisht nga kërkesa – ishte duke transportuar rreth 30 gigavat orë gaz në ditë nga Finlanda në Estoni..
Autoritetet në Estoni tha se do të furnizohen me gaz në Letoninë fqinje./REL/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.