Njerez

Azilkërkuesit shqiptarë mbajnë vendin e dytë për numrin e ‘të dëbuarve’ nga BE

Nga Gazeta ‘SI’ – Përpos kërkesave të larta për azil nga shqiptarët drejt Bashkimit Europian, në të njëjtat tendenca janë dhe urdhërat e vendeve për t’i dëbuar ato.

Sipas shifrave të Eurostat, për periudhën prill-qershor 2023, 105.865 qytetarë jo të BE-së u urdhëruan të largoheshin nga një vend i Bashkimit Europian dhe gjithsej 26.600 u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u larguar.

Nga këta, 8% ishin shqiptarë, duke zënë vendin e dytë pas gjeorgjianëve, 9%. Ndjekuar nga  Moldavia 5%, Turqia 5% dhe India 4%.

Në krahasim me tremujorin paraardhës të këtij viti, numri i urdhë- largimeve është ulur me 5%, ndërsa kthimet kanë mbetur në vendnumëro.

Shumica e atyre që janë urdhëruar të largohen nga BE kthehen në vendet jashtë Bashkimit Europian. E njëjta situatë është edhe në tremujorin e dytë të vitit 2023, ku 76% e individëve u kthyen në vendet jashtë unionit.

Marokenët dhe algjerianët përbënin pjesën më të madhe të atyre që u urdhëruan të largoheshin nga territori i BE-së në tremujorin e dytë të 2023 (8% secili), të ndjekur nga qytetarët e Turqisë (5%), Gjeorgjisë (5%) dhe Afganistanit (4%).

Të dhënat sipas shteteve Franca kishte numrin më të madh të urdhrave për t’u larguar nga qytetarët me shtetësi nga një vend jashtë BE-së të ndjekur nga Gjermania (10 600) dhe Greqia (7 095).

Të dhënat e mëparshme të Eurostat bënë të ditur se Për vitin 2022, në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë