Gazeta Si - Pas vdekjes së 3-vjeçarit që humbi jetën për të rregulluar dhëmbët në një klinikë dentare në Tiranë, një tjetër rast tragjik është denoncuar nga prindërit për fëmijën e tyre. Këtë herë bëhet fjalë për një fëmijë 8 muajsh nga Shkodra, i cili ka ndërruar jetë thuajse dy javë më parë.
Sipas mjekëve të Shkodrës, fëmija i diagnostikuar me nio kardit, sëmundje që kërkon transplant zemre, është paraqitur në spitalin e Shkodrës dhe ka qëndruar 1 ditë e gjysmë aty. Mjekët më pas e kanë dërguar në Tiranë dhe ka ndërruar jetë atje, pasi ka qenë në intubim.
Pas kësaj familjarët kanë denoncuar në prokurori mjekët dhe kjo e fundit ka marrë kartelën mjekësore në spital.
Sipas informacioneve të siguruara në rrugë jo zyrtare, me datën 25 shtator rreth orës 18:30 minuta nga salla operative ështe raportuar për një incident në morgun e spitalit në kryeqytet.
Pasi kanë siguruar këtë informacion, policia ka shkuar në vëndngjarje duke komunikuar më shtetasin Guxim Dedja.
Ai ka treguar se fonshnja e tij me iniciale E.D., ka qenë për 3 ditë i shtruar në spitalin e Shkodrës dhe me 25 shtator ishte sjellë në Tiranë pranë spitalit të pediatrisë.
Sipas padisë së familjarëve, fëmija ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin e Tiranës. Sipas personelit të spitalit të pediatrisë shkaku i vdekjes është një problem me zemrën.
Prindërit e foshnjës e kanë kallëzuar rastin e rëndë në Prokurori, ku kanë pretenduar se shkak ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.
Për rastin në fjalë, policia po kryen hetime, ku pritet që dosja t'i dërgohet prokurorisë për akuzat "mjekim i pakujdesshëm".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.