Treg

Rusia heq ndalimin e eksportit të naftës që tronditi tregjet globale

Nga Gazeta ‘Si’-Qeveria ruse ka lejuar kthimin e eksporteve të naftës në det vetëm disa javë pasi vendosi një ndalim që tronditi tregjet globale.

Dërgesat mund të rifillojnë me kusht që karburanti të dorëzohet në portet e vendit me tubacion, sipas një deklarate në llogarinë e qeverisë në Telegram. Flukse të tilla në portet perëndimore të Rusisë përbëjnë pjesën më të madhe të vëllimeve të eksportuara.

Ndalimi pothuajse i plotë i eksporteve të naftës dhe benzinës nga Rusia u vendos më 21 shtator. Ai çoi në rritje të çmimeve të naftës në Europë.

Të ashtuquajturit eksportuesit gri, ose kompanitë që nuk prodhojnë naftën e tyre, por transportojnë vëllime të blera në tregun vendas, tani do duhet të paguajnë një taksë eksporti të lartë sipas deklaratës.

Qeveria po rikthen gjithashtu subvencionet për rafinerët për të siguruar që kërkesa e brendshme e karburantit të plotësohet dhe rafineritë të marrin kompesim për diferencën mes çmimeve të karburanteve brenda dhe jashtë vendit.

Rusia i ndaloi eksportet në të gjitha vendet jashtë një rrethi prej katër ish-shtetesh sovjetike që përfshijnë Bjellorusinë, Kazakistanin, Armeninë dhe Kirgistanin.

 Kremlini tha se ndalimi ishte “i përkohshëm” dhe i projektuar për të adresuar rritjen e çmimeve të energjisë në Rusi, por nuk dha një afat kohor se kur do të përfundonin masat dhe kishte vetëm përjashtime të kufizuara, siç ishin bazat e veta ushtarake jashtë shtetit.

Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë