Moti

Vranësira të dendura dhe reshje shiu në zona të izoluara

Deri në orët e mesditës, vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, ku intervalet me diell do të jenë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare ndërsa zonat përgjatë shtrirjes Lindore si edhe zona të izoluara në qendër do të paraqiten me vranësira dhe shira të dobët e lokalë. Ndërsa, në pjesën e dytë të ditës do të kemi largim gradual të shirave duke i zhvendosur vetëm në zonat Juglindore. Gjatë natës kthjellimet do të dominojnë në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë