Gazeta Si – Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Ukrainës rreth 1.1 milion plumba të konfiskuar nga Irani vitin e kaluar.
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr operacionet në Lindje të Mesme, ka thënë se plumbat janë konfiskuar nga një anije e nisur për një Jemen, në dhjetor.
Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë paralajmëruar së fundi se fabrikat e tyre të prodhimit janë në luftë me shpejtësinë e përdorimit të municionit nga ana e Ukrainës.
Komanda Qendrore amerikane kanë thënë se plumbat iranianë i janë transferuar Ukrainës të hënën.
Municionet janë bërë pronë e qeverisë amerikane, sipas një ligji që parasheh se, një aset mund të konfiskohet nëse pronari i saj besohet se është përfshirë në aktivitet kriminal.
Në këtë rast, pretendimi është bërë kundër Gardës Revolucionare Islamike, degë e forcave të armatosura iraniane, e cila e mbron qeverinë e shtetit.
Përmes një deklarate, autoritetet amerikane kanë thënë se SHBA-ja është “e përkushtuar të punojë me aleatët dhe partnerët tanë për ta luftuar shpërndarjen e ndihmës vdekjeprurëse iraniane në rajon”.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Ukrainës.
Trump i është drejtuar presidentit Joe Biden, ndërsa i thotë se edhe Europa duhet t’i japë të kontribuojë në shpenzimet e Ukrainës.
“Pse Joe Biden i korruptuar nuk e bën Evropën të kontribuojë në shpenzimet e Ukrainës?”, shkroi Trump.
Trump akuzon Evropën se është 175 dollarë miliardë prapa në krahasim me Shtetet e Bashkuara dhe pohon se për çdo dollar të shpenzuar nga amerikanët, duhet të ketë një dollar korrespondues të shpenzuar nga Evropa.
“Asnjë dollar tjetër nuk duhet të jepet derisa Evropa të ketë barazuar paratë që Shtetet e Bashkuara kanë vënë për të mbrojtur Ukrainën”, shkroi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



