Nga Gazeta ‘Si’-Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare.
Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin largim të reshjeve, por shtim të lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




