Kombetarja

Shpresat/ Bushi publikon listën për Finlandën dhe Malin e Zi, 4 emra të rinj

Gazeta Si – Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, publikoi sot listën me 24 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2025 ndaj Finlandës dhe Malit të Zi. Në këtë listë bëjnë pjesë 10 lojtarë nga kampionati shqiptar, të tjerët vijnë nga jashtë.

Lojtaret e Shpresave festojne fitoren ndaj Rumanise. Gazeta Si, 4 tetor 2023

Për herë të parë grumbullohen portieri Brajan Lenja nga skuadra e Luzit, mbrojtësi Brayan Boci nga Leko e Serisë B, mesfushori Enis Shabani nga Mainz 05 II dhe sulmuesi Dion Berisha nga Bajern II. Një ftesë ka marrë edhe Tim Civeja, i cili ka luajtur vetëm në miqësoren me Bullgarinë U-21.

Shqipëria U-21 ndeshet më 13 tetor me Finlandën (ora 17:00, Veritas Stadion, Turku), dhe më 17 me Malin e Zi (Arena Egnatia, ora 14:30).

Kuqezinjtë e vegjël bëjnë pjesë në Grupin E, bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Ata mbajnë vendin e pare, pas fitoreve ndaj Armenisë dhe Rumanisë. Ekipi do të grumbullohet më 8 tetor në Durrës dhe më 11 tetor do të udhëtojë drejt Finlandës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë