Kombetarja

Silvinjo takohet me Ivan Balliun dhe Keidi Baren në Spanjë gjatë fundjavës

Gazeta Si – Pas Polonisë dhe Anglisë, udhëtimi i radhës i trajnerit të Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior, ishte Spanja. Ai ka zhvilluar takime pune fundjavën që lamë pas, ashtu siç Gazeta Si kishte bërë të ditur, me Ivan Balliun dhe Keidi Baren.

Trajenri kuqezi shoqërohej në Spanjë nga ndihmësi i tij, Pablo Zabaleta. Të dy u ndalën fillimisht në Madrid për të ndjekur ndeshjen Rajo Valekano-Majorka, ku mbrojtësi shqiptar luajti për 90 minuta në barazimin 2-2.

Pas ndeshjes, Silvinjo dhe Zabaleta janë takuar me futbollistin shqiptar dhe kanë diskutuar për formën e tij dhe për ndeshjet e ardhshme ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë.

Pastaj dy teknikët janë spostuar në Barcelonë, ku janë takuar me mesfushorin Keidi Bare, i cili aktivizohet me Espanjolin. Edhe më të janë bërë të njëjtat diskutime. Stafi teknik kuqezi ka zhvilluar një tur takimesh gjatë javëve të fundit me lojtarët e Kombëtares, në kuadër të përgatitjeve për grumbullimin që nis më 8 tetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë