Bota

Spanjë, 13 të vdekur dhe 3 të zhdukur nga zjarri në një klub nate në Murcia

Gazeta Si – Në Murcia, në jug të Spanjës, të paktën 13 persona humbën jetën pas një zjarri që shpërtheu në klubin e natës “Teatre” rreth orës 6 të mëngjesit.

Deri tani janë identifikuar vetëm tre viktima, ndërsa për dhjetë të tjerat do të nevojiten analiza të ADN-së, shpjegoi kryebashkiaku Josè Ballesta, i cili foli edhe për tre persona të zhdukur, pasi “në zonën e prekur nga zjarri ka nuk janë gjetur mbetje të tjera njerëzore”.

Dyshohet se shkak i katastrofës mund të ketë qenë një qark i shkurtër, megjithatë sipas zjarrfikësve duhet të priten hertime të mëtejshme për t’u siguruar.

Duket se flakët janë përhapur në katin përdhes dhe më pas kanë shkaktuar me shpejtësi shembjen e tavanit mbi njerëzit.

Në të njëjtin klub nate në vitin 2009 shpërtheu një zjarr, ku disa kabllo në fasadë morën flakë, duke detyruar evakuimin e vendit të ngjarjes.

Bashkia e Murcias ka ngritur një zonë në Sallën e Sporteve për familjarët dhe të prekurit, të cilët do të kenë në dispozicion një hapësirë ​​me mbështetje psikologjike dhe njësi të specializuara emergjente. Ndërkohë rajoni i Murcias ka shpallur tre ditë zie.

“Mami, të dua. Do të vdesim”. Kështu ka thënë një vajzë që ishte ndër viktimat e zjarrit, në një audio të publikuar në rrjetet sociale nga babai i saj.

Në regjistrim dëfgjohen klithma frike dhe ka nga ata që kërkojnë ndezjen e dritave për t’u larguar.

Madje, shumë të mbijetuar thanë se menjëherë pas shpërthimit të zjarrit është fikur energjia.

Vajza, nga Caravaca de la Cruz, një qendër në provincë, kishte shkuar në qytet me disa miq. “Ata erdhën këtu, se në Karavaka nuk ka disko, erdhën në mëngjes. Ishte hera e dytë që vinin”, tha babai i vajzës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë