Kombetarja

Marvin Çuni mer ftesën kuqezi, sulmuesi pritet të debutojë me Shqipërinë në tetor

Gazeta si – Sulmuesi i Frozinones, Marvin Çuni, ka marrë ftesën e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e tetorit, atë me Çekinë për kualifikueset e Euro 2024, si dhe për miqësoren me Bullgarinë.

Çuni, ashtu siç është paralajmëruar së fundi, pritet të jetë një nga risitë e listës së trajnerit Silvinjo, bashkë me Arbnor Muçollin. Sulmuesi kaloi këtë verë në Serinë A dhe konsiderohet një lojtar me të ardhme, ndaj dhe trajneri brazilian i kuqezinjve nuk ka ngruruar ta grumbullojë.

Për sulmuesin 22-vjeçar, i rritur te Bajerni, gjasat më të mëdha janë që të debutojë me fanellën e Kombëtaren në miqësoren me Bullgarinë. Në këtë ndeshje Silvinjo do t’u japë mundësinë lojtarve që kanë pasur më pak minuta deri tani dhe ndonjë debutesi, si në rastin e Çunit.

Pozicioni natyral i lojtarit të Frozinones është ai i sulmuesit të qendrës, ku aktualisht luajnë Cikalleshi dhe Daku, ndërkohë që pritet edhe rikthimi i Armando Brojës. Ndoshta ky i fundit nuk do të jetë gati për të luajtur titullar më 12 tetor, ndërsa Cikalleshi vazhdon fazën e rikuperimit, pas dëmtimit të pësuar në Turqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë