Gazeta Si – Nancy Faeser, ministrja e Brendshme gjermane, njoftoi se Gjermania do të forcojë, me efekt të menjëhershëm, kontrollet kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke për të luftuar imigracionin e paligjshëm.
“Kufijtë evropianë duhet të monitorohen më mirë, përndryshe traktati i Shengenit është në rrezik”, deklaroi Faeser në konferencën për shtyp. Policia do të kryejë kontrolle të mëtejshme për të synuar rrugët e trafikimit të qenieve njerëzore. Objektivi është identifikimi dhe parandalimi i aktiviteteve të kontrabandës edhe më herët. Jeta dhe shëndeti i personave të trafikuar – shpesh grave dhe fëmijëve – duhet të mbrohen”.
Në mbështetje të deklaratave të Faeser, ministri i Jashtëm gjerman, Christian Lindner, duke folur për gazetën “Frankfuerter Allgemaine Zeitung”, tha se kostot e emigracionit të parregullt përfaqësojnë një barrë të papranueshme për buxhetet publike: “Nuk mund ta pranojmë më këtë me refugjatët e qeverisë Merkel. Politika ka humbur kontrollin mbi aksesin në shoqërinë tonë”.
Sipas ministrit, duke pasur parasysh numrin e lartë të emigrantëve që mbërrijnë në Gjermani, tani bëhet fjalë për “ruajtjen e paqes sociale”: “Ne duhet të vendosim në mënyrë sovrane se kush është i ftuar të kërkojë fatin e tij në tregun tonë të punës”, ose kush të solidarizohen me “arsye humanitare”.
Lindner u bëri thirrje gjithashtu partnerëve të koalicionit të qeverisë së Gjelbër që të “mos pengojnë” reformën e së drejtës së përbashkët të azilit në BE dhe të kapërcejnë shqetësimet në lidhje me rregullat e reja.
Gjermania nuk duhet të qëndrojë në rrugën e një “kompromisi të përgjegjshëm”, sepse zgjidhja e parashikuar do të mundësonte, ndër të tjera, mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së.
Berlini është aktualisht skeptik në lidhje me reformën për shkak të shqetësimeve për rregullat e reja të të ashtuquajturit mekanizëm të krizës: veçanërisht të Gjelbërit këmbëngulin në përjashtime të gjera, të cilat, nga këndvështrimi i shumicës së shteteve të BE-së, do të përshpejtonin masat e parashikuara për azilkërkuesit në kufijtë e jashtëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



