Bota

Dasma kthehet në tragjedi në Irak, të paktën 100 të vdekur dhe 150 të plagosur nga zjarri

Gazeta Si – Në Irak, të paktën 100 njerëz humbën jetën dhe 150 të tjerë u plagosën në një zjarr gjatë një dasme që u zhvillua në një sallë komunale në Hamdaniyah, një qytet në provincën veriore të Nineveh. Numri dramatik është ende i përkohshëm sipas autoriteteve lokale.

Qindra njerëz po festonin në Al-Hamdaniya në provincën veriore të Irakut, Nineveh, kur shpërtheu zjarri mbrëmjen e 26 shtatorit. Ende nuk dihet se çka e shkaktoi zjarrin, por raportimet e para thonë se erdhi si pasojë e ndezjes së fishekzjarrëve.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Irakut, INA, raportoi se numri i të vdekurve ka arritur në 100 dhe se më shumë se 150 të tjerë janë lënduar, sipas të dhënave të autoriteteve lokale në Nineveh.

Numri i viktimave u konfirmuar për agjencinë e lajmeve AFP edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Irakut, Saif al-Badr. Badr tha se shumica e të lënduarve po trajtohen për djegie apo për mungesë të oksigjenit.

Në një komunikatë për media, autoritetet irakiane thanë se panelet e parafabrikuara brenda sallës ku u mbajt dasma ishin “tejet të djegshme dhe nuk i përmbushnin standardet e sigurisë”.

Panelet, të cilat përmbanin plastikë, lëshuan gazra toksike pas djegies, thanë ato.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Irakut, INA, raportoi se numri i të vdekurve ka arritur në 100 dhe se më shumë se 150 të tjerë janë lënduar, sipas të dhënave të autoriteteve lokale në Nineveh.

Në një komunikatë për media, autoritetet irakiane thanë se panelet e parafabrikuara brenda sallës ku u mbajt dasma ishin “tejet të djegshme dhe nuk i përmbushnin standardet e sigurisë”. Panelet, të cilat përmbanin plastikë, lëshuan gazra toksike pas djegies, thanë ata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë