Gazeta Si – Në Poloni, F-35 të Forcave Ajrore Italiane, të angazhuara për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore në vendet e NATO-s, pikasën dhe zmbrapsën dy avionë luftarakë rusë.
Ngjarja ndodhi më 21 shtator, kur avionët italianë, të ridislokuar në bazën ajrore Malbork, u ngritën për një “përleshje alfa” (mision për identifikimin e avionëve të paidentifikuar) me qëllim për të kapur dy avionët, që më vonë u zbulua se vinin nga Rusia dhe i depërtuan nga hapësira ajrore e NATO-s.
Avionët luftarakë rusë ishin nisur, duke fikur transponderët e tyre (fenerët e pozicionit), duke u ngritur në lartësi, duke kaluar “korridoret” e avionëve dhe duke lëvizur me shpejtësi mbi ujërat ndërkombëtare të Detit Baltik, me dy “Mach” (dyfishin e shpejtësisë së zërit).
Përballja u urdhërua nga qendra e operacioneve ajrore Uedem në Gjermani, organi i kontrollit të NATO-s, i cili ka për detyrë të kontrollojë dhe monitorojë të gjitha gjurmët e radarëve për avionë të dyshimtë që afrohen ose tentojnë të hyjnë në hapësirën ajrore të NATO-s, pa autorizimet e nevojshme.
Footage of a Russian attack against the Orlivka area near the ports of Reni and Izmail – filmed from the Romanian side #Ukraine pic.twitter.com/UhPJlXImCg
— Michael A. Horowitz (@michaelh992) September 26, 2023
Në përballjen mbi Detin Baltik, dy avionët luftarakë-bombardues italianë F-35 A zmbrpsën dy avionët rusë “Su-30”, të cilët iu afruan, pa paralajmërim, kufijve me Poloninë.
Një ballë për ballë në lartësinë 12 mijë metra me pilotët e të dyja palëve të mësuar me këtë “lojë rolesh” që përsëritet mjaft shpesh, jo vetëm në qiejt europianë.
Ndërkohë, një sulm rus (i kryer me dronë) ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Orlivka, një zonë porti në jugperëndim të Ukrainës, në rajonin e Odesës, pikërisht në kufirin me Rumaninë.
Raportohet se disa automjete, përfshirë një autobus, janë dëmtuar. Pas sulmit, një dron ra në territorin rumun.
Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë pas sulmeve të Moskës në Ukrainë, ku pjesa e lumit Danub në krahun rumun është përfshirë shpesh nga incidente të ngjashme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



