I është dhënë lamtumira e fundit “Heroit të Kosovës” Afrim Bunjaku. Ai është varrosur me ceremoni shtetërore në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrisë.
Në varrimin e policit të ndjerë kanë marrë pjesë shumë qytetarë e figura politike. Aty janë parë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Përkrah krerëve shtetëror, kanë marrë pjesë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe shefi i BE-së, Tomas Szunyog.
Bunjaku sot u shpall“Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani, e cila në ceremoninë e varrimit e ka quajtur atë “frymëzim për brezat e ardhshëm se si duhet të mbrohet atdheu”.





Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




