Nga Gazeta ‘Si’- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dënuar sulmin në veri të Kosovës, ku një efektiv u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Zyrtari i lartë i BE shprehet se autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.
BE-ja dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Borrell në platformën X.
Për sulmin ka reaguar edhe Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Lajçak shpërndau postimin e zyrtarit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe shtoi se dënon sulmon e tmerrshëm kundër Policisë së Kosovës. Ai ka kërkuar që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.
Po ashtu Lajçak ka shkruar se të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë.
“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak në X.
Lajçak ditëve të fundit është akuzuar nga kryeministri Albin Kurti që në procesin e dialogut është i njëanshëm, në favor të Serbisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.