Media Galeri

Fotot/ Të maskuar e të armatosur rëndë, Kurti publikon fotografitë e grupit kriminal që sulmoi policinë në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për media ka publikuar fotografitë e grupit të përbërë prej mbi 30 personave të cilët dyshohet se kanë sulmuar policinë.

Kurti ka treguar se këta persona kanë hyrë brenda territorit të Kosovës me xhipa pa targa e autoblinda.

Kryeministri u ka bërë thirrje këtyre personave që të dorëzohen.

“Sulmet po vazhdojnë, janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë , të cilët ndodhën nën rrethimin e Policisë, i ftoj të dorëzohen”, deklaroi Kurti para mediave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë