Kosova

Vrasja e policit/ Këshilltarja e BE mesazh për Borrell dhe Lajçak: Kështu ndodh kur qetëson Vuçiç

Nga Gazeta ‘Si’-Këshilltarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pas vrasjes së efektivit të policisë në veri të Kosovës dhe plagosjes së një tjetri, gjatë një sulmi nga grupet kriminale.

Përmes një postimi në platformën “X”, Schneeberger është shprehur se “kështu ndodh kur qetëson Vuçiçin dhe luftën kundër krimit e quan provokim dhe e dënon”.

Me tej këshilltarja i ka bërë thirrje shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, se “është koha për të mbrojtur popullin e Kosovës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë