Kombetarja

Liga e Kombeve për femra/ Shqipëria barazon me Hungarinë në ‘Loro Boriçi’

Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave e ka nisur me një barazim edicionin e Ligës së Kombeve. Vajzat kuqezi nuk shkuan më shumë se 1-1 ndaj Hungarisë në stadiumin ‘Loro Bopriçi’.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Armir Grima bën pjesë në Grupin 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve, bashkë me Hungarinë dhe dy Irlandat.

Golin e Shqipërisë në ndeshjen e sotme e shënoi Qëndresa Krasniqi në minutën e 26-të. Hungaria arriti të barazonte çerek ore para fundit të kohës së rregullt me Evelin Fenyvesi.

Trajneri Armir Grima e nisi ndeshjen me këtë formacion: Rexhepi, Curraj, Maliqi, Elezaj, Krasniqi, Doçi, Bashka, Berisha, Gjini, Maksuti dhe Hila. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Troka dhe Gjergji.

Ditën e martë vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e dytë në grup ndaj Irlandës së Veriut, në Belfast.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë